Pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, ka reaguar Lista Serbe.
Deputetët e këtij subjekti, kanë marr vendim që të largohen nga Qeveria e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Jozyrtarisht, burime të gazetës “Danas” kanë thënë se ndonëse janë dorëhequr nga qeveria, deputetët serb do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë”, kanë thënë në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Po ashtu, deputetët e Listës Serbe akoma figurojnë në faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës si grup parlamentar me 10 ulëse.
Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvë...
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...