Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën

13:06 | 16 Prill 2026
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, morën pjesë virtualisht në takimin e 27-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG).

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit dhe koordinimi i mëtejmë i mbështetjes për Ukrainën, duke riafirmuar rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes ndërkombëtare për Ukrainën.

“Kosova qëndron krah partnerëve për të mbështetur Ukrainën.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale