Qeveria shqiptare ka përgatitur një paketë ligjore kundër krimit mjedisor. Për ti paraprirë këtij projektligji që pritet të prezantohet në sesionin e ri parlamentar; sot me iniciativë të Ministrisë së Energjetikës dhe Ministrisë së Mjedisit është mbajtur një ngjarje mbi zhvillimin e burimeve natyrore.
Pjesë e këtij takimi veç ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, dhe ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ishte edhe kryeministri Rama. Ky takim u ideua në formën e një bashkëbisedimi me shoqërinë civile, ku këta të fundit i drejtuan një sërë pyetjesh kryeministrit dhe ministrave me qëllim mbrojtjen e natyrës.
Vetë kryeministri Rama dha garancinë se qeveria nuk do të lejojë që investimet në këtë sektor të shkaktojnë dëmtimin e natyrës. Duke u ndalur veçanërisht te lumenjtë dhe rreziku që iu kanoset nga ndërtimi i HEC-ve Rama tha se nuk do të lejojmë më të ndërtohet asnjë HEC, ndërsa për ata që kanë nisur nuk mund ti prishin pasi kanë kosto të lartë.
“Janë 58 projekte HEC-esh në zonat e mbrojtura, përveç atyre që janë ndërtuar, apo atyre që janë në vazhdim, të cilave faktikisht ne nuk kemi çfarë tu bëjmë sepse janë kontrata koncesionare me qeverinë dhe në rast se do ti hidhnim në erë me INUK-un do të kishim fatura marramendëse për të paguar, por të gjitha ato që nuk kanë filluar nuk do fillojnë më. Ndërkohë që ne kemi për Vjosën një plan tjetër, planin e Parkut Natyror dhe sigurisht që nuk mund të kthejmë mbrapsht hidrocentralet që janë në ndërtim, por që nga Kalivaçi e lart ne nuk do lejojmë më të ndërtohet asnjë Hidrocentral i ri,” tha Rama.
E njëjta garanci ka ardhur edhe nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i cili tha se ka pasur raste që janë dhënë lejë për ndërtim HEC-esh në zonat e mbrojtura, por që këtej e tutje nuk do të lejohet më.
“Në zonat e mbrojtura të tregojmë një kujdes shumë të madh dhe të mos lejojmë më ndërtimin e HEC-ve apo vepra të tjera që mund të bien në kundërshtim me ato prioritete që vetë politika publike ka vendosur, që këto zona nuk duhet të zhvillohen. Ka pasur raste të tjera që janë dhënë leje në zona të mbrojtura, dhe këto raste janë kontrata koncesionare në fuqi me gjithë problematikën që ato shfaqin, por ne duam që këtej e tutje këtë moto ta vëmë në zbatim dhe të ruajmë këtë lloj standardi,” tha ministri Damian Gjiknuri.
I pranishëm në këtë event, ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka vlerësuar se, kujdesi ndaj mjedisit është prioritet i qeverisë Rama dhe i Ministrisë që ai drejton, dhe se shteti ynë më herët është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët për shkatërrimin që po i bën natyrës; duke apeluar që të merren masa për fenomenin. Koka tha se burimet ujore, janë keqmenaxhuar, por se me programin e qeverisë çdo dëm që i është bërë natyrës, dhe ç do pemë e prerë do të zëvendësohet.
Herë pas herë shoqëria civile së bashku me qytetarët janë ngritur në protesta për ti thënë ndal shkatërrimi t të lumenjve dhe të gjithë natyrës shqiptare, nga ndërtimi i HEC-ve apo çdo veprimtarie tjetër të paligjshme.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...