Prokuroria Speciale Publike sot në konferencë për shtyp njoftoi se nga dëgjimi i përgjimeve që u publikuan nga LSDM, ka hapur lëndë të reja ku të dyshuar janë krerët e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, gjegjësisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.
Lënda mban emrin “Regjistrimi”, ndërsa Fatime Fetai në konferencë tha se ekzisojnë dyshimet se në këtë vepër nga të dyshuarit është shkaktuar dëm prej 175 milionë eurove në buxhetin e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Fatime Fetai njoftoi se është hapur edhe një lëndë tjetër me emrin “Të fortët”, ku të dyshuar janë një ish-deputet dhe kryetari i Komunës së Makedonski Brod, për shitje të paligjshme të tokës shtetërore dhe komunale.
Lënda e tretë e cila është hapur nga PSP është “Aktor”, e cila ka të bëjë me tenderin për ndërtimin e autostradës Demir Kapi-Smokviq. Fetai tha se në përfitmin e tenderit për këtë autostradë ka ndikuar ish-kryeministri dhe është favorizuar një kompani nga Greqia.
https://www.facebook.com/a1onmk/videos/1639198336155757/
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?