Situata në Shkodër vazhdon akoma të jetë shumë problematike ndërkohë që shumë nga fshatrat janë nën ujë.
Shirat nuk kanë të ndalur duke e përkeqësuar gjendjen edhe më shumë.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një lidhje në “News 24” tha se situata e përmbytjeve deri më tani është menaxhuar vetëm nga niveli lokal.
Ademi paraqiti një situatë alarmante ku theksoi se deri në orën 18 janë verifikuar rreth 5 mijë hektarë tokë të përmbytura.
“Deri në orën 6 pasdite ne kemi rreth 5 mijë hektarë toke dhe territore nën ujë, me mbi dy metra ujë”, tha Ademi. /albeu/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...