Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqje.
Saliji ka thënë se jep dorëheqje për arsye të rastit të Almir Aliut dhe se është lëkundur besimi në gjyqësinë në Maqedoni. Saliji ka thënë se dorëheqja nuk vjen si akt i dështimit e as presionit por si akt për të sensibilizuar opinionin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ai ka thënë se një vizioni i kësaj qeverie është ”shoqëri për të gjithë”
”Angazhimi primar i kësaj qeverie është që gjyqësori të ecë në këtë rrugëtim drejt vende evropiane. Duhet të jemi të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm. Kur u betuam në mënyrë solemne u zotuam se do të kthejmë besimin e qytetarëve. Vendimi kontrovers për rikualifikimin e veprës lëkundi besimin tim. Unë, përshkak të lëkundjes së këtij besimi, ndjej obligim moral të jap dorëheqje, jo si akt i dështimit e as presionit por si akt që besojë se do të jetë sensibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe gjithë shoqërisë” tha para gazetarëve Saliji.
Saliji në fund falemnderoi bashkëpunëtorët. /Telegrafi/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...