Janë bërë 5 muaj që kur janë ndërprerë punimet në rrugën magjistrale Suharekë- Prizren.
Kompania, e cila ishte duke i kryer punimet, kishte dëmtuar gypin, i cili e furnizon qytetin me ujë të pijes, raporton KTV.
Kompania ka fajësuar Komunën dhe Ministrinë për këtë, duke thënë se këto dy institucione nuk e kishin vënë në dijeni të ekzistencës së tij. Për këtë, kompania kishte ndalë punimet, duke refuzuar t’i mbulojë shpenzimet e gypit.
Por, asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë. Në kohën kur projekti është realizuar, edhe komuna e Suharekës dhe Ministria e Infrastrukturës, janë udhëhequr nga LDK-ja.
Tash ky projekt po i kushton Ministrisë rreth 120 mijë euro më shumë.
Për këtë pauzë të punimeve ankohen banorët e fshatit Shirokë dhe qytetarët, të cilët u duhet ta frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.
Afër vendit ku janë zhvilluar punimet është edhe qendra industriale, në të cilën operojnë rreth 60 biznese.
Komuna e Suharekës thotë se vazhdimisht e ka shtruar me zhavorr këtë rrugë, për ta bërë më të qarkullueshme./KTV
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...