Një erë e fuqishme me një shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë, ka shkaktuar probleme në Ohër dhe Strugë, raporton Indeksonline.
Sipas informatave nga Enti për punë Hidrometeorologjike në Maqedoni, niveli i ujit në liqen është tre metra mbi të lejuarën.
Ndërkohë njoftohet se nga fuqia e erës janë shkulur disa drunj të cilët madje kanë bllokuar edhe trafikun në qytetin e Ohrit.
Në rrjetet sociale, po qarkullojnë video ku shihet që uji ka filluar të futet edhe nëpër kafiteritë që gjenden afër bregut të liqenit.
Mot me shi të rrëmbyeshëm dhe erë është paralajmëruar edhe për nesër.
https://www.facebook.com/farko.ajrus/videos/10204100654392066/

Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje