Lionel Messi duket se ka zbuluar se me kë dëshiron Barcelona të luaj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Barcelona siguroi një pozitë me tetë klubet e fundit në kompeticionin evropian pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 kundër Chelseas, transmeton portali arbresh.info. Messi realizoi dy herë në fitoren 3 me 0 në Camp Nou në mesjavë për t’i siguruar skuadrës së tij pjesëmarrjen në shortin e kësaj pasdite.
Vetëm klubet më të mëdha të Evropës kanë mbetur në këtë kompeticion, por Messi ka zgjedhur një skuadër me të cilën dëshiron të përballet.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, ajo skuadër është Manchester City që është duke u menaxhuar nga ish trajneri i tij, Pep Guardiola.

Për shumicën e klubeve, City do të ishte një skuadër që duhet shmangur për shkak se ata janë në një formë të jashtëzakonshme dhe i duhen vetëm edhe tri fitore për të siguruar titullin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, mungesa e eksperiencës në Evropë është arsyeja kryesore pse Messi ka ardhur me këtë përfundim duke kërkuar një ndeshje kundër ish bashkëlojtarit të tij argjentinas – Sergio Agueros.
Gazeta e lartpërmendur shton që klubi i vetëm që sulmuesi i Barcelonës dëshiron t’i shmanget është Real Madridi. Arsyeja është se skuadra e Zinedine Zidanes është e fokusuar vetëm në Ligë të Kampionëve për shkak të sezonit të tmerrshëm në ligë.

Thuhet se Messi do të preferonte përballjen kundër tyre vetëm në finale ku ai ka shijuar një sukses të mirë gjatë viteve të fundit.
Shorti për çerekfinale hidhet sot (e premte) nga ora 12:00. Roma, Liverpooli, Juventusi, Bayern Munichu dhe Sivlla janë klubet e tjera të mbetura në këtë kompeticion./arbresh.info/
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...