Rritjet në lëkurë dhe lythat janë të shpeshta dhe mund të shfaqen me shpejtësi në vende të papërshtatshme.
Në mënyrë të veçantë, shpesh formohen rreth syve, në qafë, nën sqetull, rreth gjinjve dhe në vende të tjera.
Shumica e njerëzve kanë pasur së paku një lyth në trupin e tyre. Edhe pse nuk janë shqetësim serioz për shëndetin, ato mund të jenë të padurueshme, të turpshme dhe shumë jo-estetike, e madje edhe të frikshme për një person që nuk ka njohuri mbi to, transmeton lajmi.net
Rritjet në lëkurë janë të lidhura me trashjen, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Ndonjëherë vetëm një shtrëngim i lëkurës ose frëkim i rrobave, mund të shkaktojë që të rrihet lythat.
Metodat e zakonshme të heqjes janë ngrirja dhe prerja e tyre tek dermatologu, por ekziston një mënyrë e heqjes së tyre – e thjeshtë, natyrale dhe në kushte shtëpie.
E gjitha që ju duhet të bëni është t’i lyeni me uthull molle 2-3 herë në ditë dhe këto rritje ose lythat do të bien.
Duhet të keni kujdes vetëm me acarimin e lëkurës në rastin e këtij trajtimi, lyerja duhet të bëhet me pambuk./Lajmi.net
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...