Me rritjen e lëvizjes së mirëqenies, persona të panumërt janë të përqendruar në djegien e kalorive dhe formësimin e trupit.
Por a keni menduar ndonjëherë se si saktësisht zhduket dhjami nga trupi juaj? Si pjesë e një studimi për këtë temë, shkencëtarët ua kanë bërë një pyetje të thjeshtë ekspertëve shëndetësorë: Kur humbim peshë, ku shkon dhjami?
Nga 150 doktorë, dietolog dhe trajnerë personalë të anketuar, shkencëtarët kanë thënë se vetëm tre prej tyre janë përgjigjur saktësisht, transmeton Telegrafi.
Duke shkruar për ‘The Conversation’, asistenti shkencor Ruben Meerman dhe Andrew brown, profesor dhe udhëheqës i bioteknologjisë dhe shkencave biomolekulare në UNSW, ka shpjeguar rezultatet e hulumtimit – dhe, njësoj sikur ekspertët shëndetësorë të intervistuar, edhe ju do të befasoheni nga ajo çfarë kanë gjetur shkencëtarët.
“Keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji. Problemi me këtë teori është se e shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimikale”.
Të anketuarit tjerë kanë besuar se dhjami konvertohet në muskuj, gjë e cila është e pamundur sipas shkencëtarëve.
Teoria tjetër është se largohet nga trupi përmes zorrës së trashë, por që edhe kjo teori është e pasaktë.
Sidoqoftë, cila është përgjigja e saktë?
Nëse humbni 10 kilogramë dhjamë, saktësisht 8.4 kilogramë prej tyre largohen përmes mushkërive dhe 1.6 kilogramë shndërrohen në ujë. Me fjalë të tjera, thuajse e gjithë pesha që e humbin kalon kur e lirojmë frymëmarrjen. /Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...