Shkupi sot me aktivitete të shumta shënon 52-vjetorin e tërmetit katastrofal të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin humbën jetën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.
Shënimi do të fillojë me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 9 deri në orën 17 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH “Dare Xhambaz”. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime.
Tërmeti në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5:17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 5:43 minuta.
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...
Rumania konfirmon se një ndërtesë banimi u godit nga një dro...