Momenti i pabesueshëm i një fëmije të sapolindur që del nga Deti i Kuq në Egjipt, është fotografuar, pasi e ëma, një turiste ruse, shkoi në qytetin turistik për të lindur në ujë.
Hadia Hosni El Said kapi këto imazhe nga ballkoni i apartamentit të xhaxhait të saj në Dahab, në veri të Sharm el-Sheikh, duke treguar babanë e ri që po dilte nga oqeani teksa ndihmonte në mbajtjen e të porsalindurit.
Momente më vonë, nga deti u shfaq nëna, e cila dukej sikur sapo kishte dalë nga një not i lehtë, para se të ribashkohej me fëmijën e saj në bregdet./tch/

Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...