Në një intervistë dhënë për televizionin maqedonas, “Telma”, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka ndërmend të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Por, Rama nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të ecur përpara në rrugën e integrimit.
“Dokumenti i fundit në Samitin e Uellsit, është një dokument me të cilin u pajtuan të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe ku theksohet nevojë që Maqedonia të implementojë Marrëveshjen e Ohrit si bazë për bashkëjetesë dhe harmoni në paqe e bashkëpunim midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Dhe gjithsesi si bazë për forcimin e Maqedonisë dhe që ajo të jetë stabël e të zhvillohet”, pohon Rama.
Në këtë intervistë, kryeministri shqiptar ka folur edhe për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë, duke theksuar se ai pret një hetim të pavarur dhe transparent, e që do u ndihmonte të gjithëve.
“Mendoj dhe jam i sigurt se një hetim transparent dhe i pavarur do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë. Do të jetë kontribut i rëndësishëm edhe për vetë Maqedoninë, si shembull ku marrëdhëniet ndëretnike nuk janë problem, por përkundrazi janë një potencial i veçantë për përparim të shoqërisë dhe shtetit”, ka deklaruar Rama.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran