Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se çështjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi po i vjen fundi dhe në një të ardhme të afërt do të mbahet seanca për këtë qëllim.
Sipas saj lidershipi i partive politike është në konsultime që kur të vij kjo pikë në seancë të votohet.
Ajo tha se kryesia do të mblidhet së shpejti për këtë çështje, raporton Arbresh.info.
E pyetur se a pret që seanca për demarkacionin të mbahet sot ose nesër ajo ka thënë se nuk e di datën e saktë.
“Nuk mund të japë datë të saktë se kur do të mbahet kjo seancë për arsye se partitë politike janë në konsultime mirëpo ka përparime”, ka thënë ajo.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës sot ka ripërsëritur se Demarkacioni do të votohet në javën e dytë të muajit mars./Arbresh.info
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman