Së fundi është aprovuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara.
Menaxherja e projekteve në “Handikos”, Mejreme Llumnica, tha se plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara, do të jetë një mundësi e mirë për personat në nevojë.
“Plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara është miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ky plan është realizuar nga “Handikos-Prishtina”. Ky plan është përkrahur nga USAID-i dhe është duke u implementuar nga ATRC-ja”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo bëri me dije se plani i veprimit për personat me aftësi të kufizuara është për dy vite. “Ka një vetëdijesim dhe sensibilizim në shoqërinë e Kosovës për personat me aftësi të kufizuara”, tha ajo.
Sipas saj në arsim duhet të kenë më shumë trajtim personat me aftësi të kufizuar, po ashtu edhe në transport./RTK.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...