Sqarohet shkaku i fatkeqësisë së vdekjes së shqiptarit në kanalin Vera në L’Aquila: Edmond Preka ka rënë në ujë për t’i shpëtuar sulmit të qenve.
Hetimet e para të karabinierëve po hedhin dritë mbi dinamikën e vdekjes së Edmond Prekës, muratori shqiptar 36-vjeçar që banonte në Progetto Case në Paganica dhe që u gjet i vdekur të premten pasdite i mbytur në kanalin Vera.
Burri ka rënë në ujë në përpjekje për t’u shpëtuar dy qenve të të egërsuar duke u hedhur në ujë. Në vrap e sipër ai është rrëzuar dhe ka vrarë kokën.
Edhe pse ishte një notar i mirë dhe kanali kishte vetëm gjysëm metri ujë, ai ka humbur vetëdijen dhe nuk ka mundur të shpëtojë veten. Ky është varianti më i mundshëm i rindërtuar i tragjedisë.
Shqiptari ka lënë të ve gruan e tij dhe dy fëmijë 7 dhe 4 vjeç.
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...