Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin që ndodhi sot pranë Drejtorisë së Higjenës në Tiranë.
Gentian Hoxha 26-vjec, pronar i një dyqani celularësh u lëndua teksa ishte duke punuar në tavolinën e punës.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ai ishte duke montuar një minë me celular dhe i ka shpërthyer në dorë.
Dera e jashtme e dyqanit ishte e mbyllur në momentin kur ndodhi shpërthimi, duke rritur akoma më shumë dyshimet.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, mësohet se i riu i cili është dërguar me urgjencë tek Trauma ka humbur gishtërinjtë, ndërsa dyqani ka pësuar dëme të shumta materiale. /albeu.com/

Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...