Qentë vërtet janë qenie të çuditshme!
Christine dhe Johnny janë pronarë të qenit të quajtur Jazz. Çdo ditë kanë të njëjtën rutinë – zgjohen herët, hanë kafjallin dhe shkojnë në punë.
Jazzi gjatë asaj kohe mbetet i vetëm. Christine në shtëpi kthehet e para – rreth orës 16:00, ndërkaq rreth dyzet minuta pas saj i vjen bashkëshorti.
Qeni i tyre çdo ditë, rreth orës 16:30 hip në divan dhe kështu tregon që po e pret pronarin e vet. Askujt nuk i është e qartë se si çdo ditë në të njëjtën kohë e bën të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.
Shtrohet pyetja – A e kanë qentë ndjenjën për kohën?
Ekzistojnë dy teori, njëra është që arritja e Christines, Jazzit i jep “ndjenjën për kohën”, ndërkaq e dyta është që e di kur kthehet Johnny sipas aromës.
Aroma e pronarëve të tyre gjatë ditës gjithnjë e më shumë tretet nga shtëpia dhe kur zhduket e tëra, atëherë është shenjë që do të kthehet shpejt.
Pikërisht për këtë gjë, kanë bërë një eksperiment të vogël.
Christine, para daljes nga shtëpia, ka vizituar bashkëshortin në stërvitje dhe i ka marrë fanellat e tij sapo të zhveshura.
I ka shtrirë në dhomën e ditës dhe ka pritur orën 16:30. Në orën 16:48 Jazzi ende ka qëndruar i shtrirë në vendin e vet.
Eksperimenti ka treguar që qentë megjithatë nuk mund të ndiejnë kohën në mënyrën në të cilën ne kemi vetëdijen për kohën.
Megjithatë, është fakt i pabesueshëm që sadopak mund të orientohen madje me ndihmën e nuhatjes. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...