Në qytetin e Bajram Currit u zhvillua një takim informues me ekspertë dhe qytetarë lidhur me ndërtimin e Hidrocentraleve në Valbonë.
Ambasadori amerikan Donald Lu i pranishëm në takim tha se qeveria e SHBA-ve mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile, kompanive private dhe qeverisë shqiptare.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet një debat të hapur dhe konstruktiv, mes shoqërisë civile, kompanive private dhe qeverisë shqiptare. Shpresojmë që diskutimet e tyre sot do të çojnë për zhvillimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore në një nga parqet kombëtare më të bukura të Shqipërisë”, deklaroi Ambasadori.
Gjatë diskutimeve nuk kanë munguar edhe përplaset mes banorëve që mbështesin projekte për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës dhe atyre që prej kohës kundërshtojnë me forcë, që sipas tyre shkatërrojnë gjithë bukuritë e zonës.
Përfaqësues të kompanive private që kanë filluar ndërtimet e hidrocentraleve, thanë se zona turistike e Valbonës nuk preket nga këto projekte./gsh/
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...
Ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti aderon në PDK
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...
Haxhiu: Gjetjet e CERD-it konfirmojnë diskriminimin ndaj shq...