Sulmuesi i Paris Saint Germain, Edinson Cvani raportohet se është duke menduar me plotë seriozitet të ardhmen e tij te lideri në Liga 1.
Ai është i zhgënjyer në PSG pas arritjes së Neymar për një tarifë rekorde gjatë verës së kaluar dhe gazeta franceze ‘Le Parisien’ raporton që niveli i zhgënjimit të tij është aq i lartë se lojtari është i gatshëm të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Raportet mes Cavanit dhe Neymarit tashmë është e dokumentuar mirë që nuk janë të mira për shkak se dyshja janë përplasur disa herë në fushë.

Përplasja e parë ndodhi në muajin shtator rreth ekzekutimit të një penalltie në një ndeshje në Liga 1 ku ish sulmuesi i Barcelonë insistonte për ta ekzekutuar. Që nga atëherë, shumë raporte pretendojnë se dyshja më nuk shikojnë njëri-tjetrin në sy.
Pavarësisht kësaj, Cavani ka qenë në formë të mirë këtë sezon. Sulmuesi uruguaian ka shënuar 33 gola brenda 38 ndeshjeve dhe 24 nga golat e shënuara ishin nga 25 ndeshjet e zhvilluara në Liga 1.
PSG nga ana tjetër është e gatshme për të lejuar largimin e tij në rast se ata pranojnë ndonjë ofertë prej 60 milionë euro./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...