Një vit më parë, rritja e çmimit të ujit të pijshëm për Tiranën, solli reagime të forta në publik.
Por duket se nga muaji prill, fatura e ujit që do të na vijë, do të jetë më e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë për rritje të çmimit të ujit, por të faktit se në të do të vendoset edhe taksa më e re e qeverisë, ajo e pasurisë.
Sipas asaj që raporton, TV Klan, qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, dhe agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit.
Në këtë mënyrë, nëse sot fatura mesatare e ujit për një familje në kryeqytet, e cila shpenzon 30 metër kub në muaj, është 2400 lekë tashmë edhe më taksën e re, për Prillin ajo mesatarisht do të rritet me 400 lekë. Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit. Sipas vendimit të qeverisë çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës.
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna