Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, përveç angazhimit për rritjen e kapaciteteve për këtë institut, foli edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.
Ministri Tahiri tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti.
“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardh në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij institute. Angazhimi i EULEX ka qenë I madh. Ne momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë” ka thënë Tahiri.
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...