Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë aktivistë të Lëvizjes Studentore të “Studim Kritikë Veprim” për shkak se bashkë me disa aktivistë të tjerë kanë “prishur rendin dhe qetësinë publike”.
Aktivistët po protestonin pas emërimin të gruas së presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçit, prodekane e Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë.
“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast janë sekuestruar dy boca sprej/ngjyrë, janë arrestuar shtatë persona dhe gjatë realizimit të detyrave njëri nga të dyshuarit ka shfaqur sjellje agresive dhe policia konform parimeve dhe procedurave për ta vënë nën kontrollë situatën ka përdorë sprejin lotsjellës të cilit person menjëherë edhe i është ofruar trajtimi mjekësor”, thuhet në sqarimin e policisë.
“Prandaj, ju informojmë se pohimet, kinse policia ka përdorur dhunë ndaj të arrestuarve nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta, të gjitha veprimet e ndërmarra policore kane qenë sipas procedurave, në proporcion me situatën e paraqitur dhe konform autorizimeve ligjore”.
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit