Në përfundim të takimit në Presidencë me Ilir Metën, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli foli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me palën greke sa i takon kufirit detar edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
“Ramë dakort dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos dështojë, me nevojën dhe meritën që ka vendi ynë për të hapur negociatat me BE. Këta janë elementë të domosdoshëm që e bëjnë këtë marrëveshjen më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me atë greke”, deklaroi deputetja socialiste.
Ish-ministrja e Mbrojtjes deklaroi se Gjykata Kushtetuese me rrëzimin e marrëveshjes së 2009 ka mirëpërcaktuar të gjitha linjat për rolin e Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit dhe të gjitha këto janë një bazë e mirë ligjore e morale për të ngritur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe besimi reciprok mes institucioneve të rëndësishme të vendit.
Sa u takon negociatorëve, Kodheli tha se nuk u diskutua për ta, por u la e hapur dera për përfshirjen e të tjerë personave në këtë grup.
“Grupit mund t’i atashohen edhe njerëz dhe ekspertë të tjerë, që mund të jenë këshilltarë të mirë”, u shpreh Kodheli.
Më tej, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, duke iu referuar deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, përjashtoi, të paktën për momentin Gjykatën e Hagës.
“Shkohet në Hagë nëse vendet nuk bien dakort që të hyjnë në marrëveshje. Për aq kohë sa ne kemi shprehur gatishmërinë për të hyrë në marrëveshje, s’është nevoja e Hagës”, mbylli fjalën e saj Mimi Kodheli. /Top Channel
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit