Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se nuk ekziston ndonjë shans që të largohet nga detyra e tij pas disfatës tronditëse nga Manchester City.
Stadiumi Emirates ishte gjysmë i zbrazët, por pas golave që pësuan “Topçinjtë” nga Bernardo Silva, David Silva dhe Leroy Sane, tribunat mbetën të pastra, transmeton portali arbresh.info. Por Wenger, i cili dukej një person i thyer, tha:
“Më pëlqen çdo situatë me plotë intensitet. Nuk e krahasoj me ndonjë tjetër. Është pjesë e punës time. Me situatën që përballem, unë jam i përkushtuar plotësisht. Unë qëndroj i vendosur dhe i fokusuar për ndeshjen e ardhshme”
“Ne fokusohemi në performancat dhe kur presioni është mbi ju atëherë ju duhet të shfaqni atë organizim të fortë dhe unitet, jo ndarje. Ju duhet të qëndroni së bashku, të fokusoheni dhe të punoni edhe më shumë për të rikthyer besimin”

3000 tifozë të Manchester Cityt nuk përfillën kushtet atmosferike, ndryshe nga ata të Arsenalit. Wenger, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, për këtë pjesë shtoi:
“Ishte një kombinim i gjendjes së motit dhe faktit që ne u zhgënjyem shumë të dielën”
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë