Ish-ministrja e Jashtme, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, Arta Dade teksa foli sot në Kuvend për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, kërkoi që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend, duke përfshirë këtu 21 janarin, Gërdecin e të tjera çështje të mbetura pezull të së kaluarës.
Dade nuk kurseu as akuzat ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë vitit famëkeq 97’, apo më herët në 94-95.
Sipas Dades, duhet të vihen para ligjit të gjithë ata që kanë kryer krime, duke përmendur kështu rastin e importimit të armëve nga Shqipëria drejt Bosnjës për luftën në Srebrenicë, apo kontrabandën e naftës.
Por,ish-kryeministri Berisha i mohoi kategorikisht akuzat e Dades, duke i thënë asaj se ajo flet përçart. Megjithatë, lidhur me atë periudhë Berisha tha se janë çuar fishekë e barut por, atyre që luftuan kundër Millosheviçit; jo siç akuzon Dade.
Kjo e sotma ishte menduar si seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, por sipas gjasave edhe ditën e hënë do të ketë një seancë të posaçme ku do të flitet për Ligjin e ri të turizmit.
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...