Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht ministri Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar tri komunat e Anamoravës, të cilat i ka mbështetur me 15 milion euro në formë të memorandumeve.
Sipas Lekajt, kjo është vetëm pikënisje për rajonin që po bëhet edhe me një autostradë.
Ky është postimi i plotë i Lekajt:
Në Gjilan, Kamenicë e Viti
Me bashkëpunëtorë dërguam lajme të mira në Anamoravë për mbështetje të projektve infrastrukturore. Anamoravës dhe Karadakut sot në formë të memorandumeve ia zotuam rreth 15 milion euro. E gjithë kjo vetëm si një pikënisje për këtë rajon i cili po bëhet edhe me një tjetër autostradë.
Ditët në vijim do të jemi bashkë në materializimin e këtyre projekteve.



Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...