Situata e motit në kryeqytet ka sjell dhe shtim të masave të policisë rrugore në akset rrugore urbane.
Policia Rrugore e Tiranës, nis kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur fazën e evidentimit dhe njoftimit të pronarëve të mjeteve, që kanë zënë për një kohë të gjatë hapësirat publike, mjetet dukshëm të braktisura apo ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për tregje shitjeje, duke u lënë njoftimin me afatin e përcaktuar, për të marrë masa për heqjen e tyre nga rruga.
Janë vendosur 134 masa nga të cilat 45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik, 75 për parkime të gabuara, 14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh. Në të kundërt do t’i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor./Top Channel
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...