Ergys Kaçe është bërë menjëherë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Panathinaikosit
Skuadra e shqiptarit fitoi 2-0 ndaj Lamias në ndeshjen e fundit, por tifozët në shkallët e stadiumit vlerësuan me brohoritje dhe duartrokitje shqiptarin në momentin e daljes nga fusha, ndërsa edhe vetë mediat greke e cilësuan si më të mirin në fushën e lojës, shkruan Panorama Sport.
Për shqiptarin ishte një merkato e trazuar, pasi dy ditë para mbylljes së dritares së transferimeve, kishte akord në Qipro, por ultrasit e asaj skuadre penguan transferimin.
Në ditën e fundit, Panathinaikos dhe PAOK gjetën një akord për huazimin deri në fund të sezonit.
Në fund të sfidës, Kaçe ka marrë vlerësimin si më i miri nga mediat greke.
“Ka treguar formën e tij më të mirë. Ishte më i miri në fushën e lojës, sidomos në pjesën e parë, por edhe në të dytën tregohet në lartësinë e duhur. Ka fituar rolin e liderit në mesfushën e Panathinaikosit dhe me të drejtë merr duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium kur zëvendësohet”, ishte vlerësimi nga “panathinaikoskosmos”.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?