Engel i përgjigjet Politicos: Botuat gënjeshtra të kulluara

Rep. Eliot Engel, D-N.Y. talks with media before entering a closed members-only briefing on Syria on Capitol Hill, Sunday, Sept. 1, 2013, in Washington. Sunday the Obama administration confidently predicted congressional backing for limited action in Syria. Further classified meetings are scheduled over the next three days, says Secretary of State John Kerry. (AP Photo/Carolyn Kaster)

21:44 | 22 Korrik 2015
M. A.

Bashkëkryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel i ka dërguar një letër reagimi redaksisë së Politicos, një ditë pas raportit se si Hashim Thaçi po e rrezikonte Kosovën për të mos u gjykuar vetë, raporton KTV.

Engel ka treguar për vizitën e tij në Kosovë dhe ka thënë se ka parë një popull dhe liderët e saj që po punojnë për të përparuar vendi, dhe se në këtë drejtim përkrahje e SHBA-së nuk do të mungojë asnjëherë.

“Raporti juaj i bazuar në kritika anonmie, thashetheme të pabazuara dhe gënjeshtra të kulluara, është një përpjekje e hapur për të demoralizuar liderët e Kosovës dhe për të penguar forcimin e sundimit të ligjit. Shumë prej akuzave në këtë artikull si ajo për trafikim droge, janë hedhur shumë shumë herë, duke përfshirë edhe një raport publik të CIA-s në vitin 2000. Drejtësia do të vendoset në gjykatë, dhe jo nëpërmjet fushatave denigruese”, ka shkruar Engel, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ka parë gatishmërinë e Kosovës për të formuar Gjykatën Speciale, dhe në forcimin e demokracisë SHBA dhe BE do të vazhdojnë ta përkrahin vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale