Anëtari i kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi ka thënë se nëse nuk zbatohet marrëveshja e koalicionit në mes partisë së tij dhe NISMA-s do të prishet koalicioni.
Rudi ka thënë për Indeksonline se janë duke pritur që të zbatohet marrëveshje, ku posti i nënkryetari të Komunës së Malishevës i takon LDK-së.
“Nuk është zbatuar marrëveshja, jem duke pritur të zbatohet”, ka thënë Rudi.
Mirëpo kryetarin e Malishevës nga NISMA, Ragip Begaj po e pengon që Rudi lëviz me karrocë invalidësh. Begaj kishte deklaruar para disa ditësh se Rudi nuk mund të kryej punën e tij në mungesë të infrastrukturës, gjë që ishte kritikuar shumë nga shoqëria civile.
Por, Rudi ka thënë se kjo nuk e pengon aspak që ta kryej punën e nënkryetarit.
“Nuk është argument fare sepse nuk më pengon fare ta kryej detyrën. Unë pres që do të kryhet marrëveshje dhe të zotohen ashtu si e kemi nënshkruar. Nëse nuk zbatohet marrëveshja nuk ka çka tjetër vetëm të dalim nga koalicioni”, ka thënë Rudi.
Rudi është shprehur optimist që kryetari i LDK-së do ta kryej këtë punë, pasi sipas tij, është garantues i marrëveshjes.
“Unë ia kam përcjell kryeministrit dhe shpresoj se kryeministri do ta kryej detyrën, sepse ai e ka bërë marrëveshjen. Në marrëveshje është që pozita e nënkryetarit i takon LDK-së dhe shpresoj se kryeministri do ta kryej këtë detyrë”.
Deklaratat e Ragip Begajt, që Rudi nuk mund ta ushtroj detyrën për shkak të gjendjes së tij, ishte konsideruar si raciste nga shoqëria civile. Ndryshe Rudi kishte qenë ushtar i UÇK-së, por pas luftës kishte qenë i afërt i Ibrahim Rugovës dhe anëtar i LDK-së. Atentati ndaj tij mbetet ende i pa zbardhur, si shumë atentate të pas luftës që kanë ndodhur.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...