Komuna e Podujevës nuk do ta ndërtojë objektin e hemodializës, projekt ky i planifikuar në bazë të kornizës afatmesme buxhetore 2015-2017.
Për të ishte paraparë edhe buxheti prej 200 mijë eurosh në vitin 2016. Një vit më vonë parashihej që e njëjta shumë të ndahej për blerjen e mjeteve të hemodializës.
Por në Kornizën e re nuk figurojnë këto projekte, raporton KTV.
Sipas opozitës, ky ndryshim nga ekzekutivi tregon se kjo komunë po qeverisë pa program politik dhe se nuk po i merr parasysh nevojat e qytetarëve.
Sipas Flakron Gashit, Agim Veliut nuk po intereson shëndeti i qytetarëve.
Por, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenës Sociale në Podujevë, Agron Hyseni, mos realizimin e këtij projekti e arsyeton me faktin se shkurtimet buxhetore që ka bërë Ministria e Financave kanë ndikuar në rënien e investimeve kapitale në komunë.
Komunës së Podujevës bartja e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e veshkave, e të cilët i nënshtrohen dializës në Klinikën Nefronologjike në QKUK, i kushton plot 50 mijë euro në vit.
Sipas Hysenit, edhe po të ndërtohej ky objekt, shpenzimet e komunës përsëri nuk do uleshin, sepse mirëmbajta e aparaturës mjekësore për këtë sëmundje është e kushtueshme dhe se komuna e vetme nuk mund t’i mbulojë shpenzimet.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira