Nga ora 18:08 është bërë ndërprerje emergjente dhe e paparalajmëruar e prodhimit edhe në njësinë A4 të termocentralit Kosova A në KEK. Në Kosovë për momentin, KEK prodhon energji elektrike me vetëm dy njësi në termocentralin Kosova B. Prishje të tilla të paparalajmëruara dhe te njëpasnjëshme rrezikojnë furnizimin e rregullt me energji elektrike, njofton KEDS-i.
Në këto momente, si KEDS jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike në sistem me vetëm dy njësi aktive në KEK dhe për shkak të pamundësisë së importimit të sasive të mëdha të energjisë në afat të shkurtë kohor, mund të kufizohet furnizimi i rregullt me energji elektrike për konsumatorë.
Luteni të keni parasysh që importimi i energjisë elektrike në rrethana emergjente kërkon kohë për t’u realizuar si dhe disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë në treg qe këto dite është e limituar për shkak te temperaturave te larta ne te gjitha vendet. Menjëherë pas ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit edhe në njësinë A4, ne kemi filluar procedurat për realizimin e importit të konsiderueshëm të energjisë për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve dhe për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike.
Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike sidomos në orët e pikut kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme nuk janë të mjaftueshme.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...