Mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Financave dhe Administratës Tatimore të Kosovës, për të grumbulluar kuponët fiskalë, në mënyrë që të mund të luftojnë evazionin fiskal në vend.
Sami Salihu, menaxher i lartë i Shërbimit dhe Edukimit të tatimpaguesve në Administratën Tatimore të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka treguar se projekti për grumbullimin e plikove me kuponë fiskalë nuk ka hasur në ndonjë vështirësi deri më tani.
“Deri më sot, gjithsej pliko të dërguara me kuponë fiskalë janë 13.096, pra janë pliko që kanë aplikuar qytetarët. Gjithsej kuponë të dërguar janë 787.752, gjithsej pliko të cilat janë dorëzuar fizikisht janë 9.835 pliko, ndërsa komisioni në Administratën Tatimore ka verifikuar 3.958 pliko, pra për këta qytetarë ka shënime të gatshme dhe së shpejti pritet t’i rimburësojmë mjetet”, ka sqaruar Salihu.
Në muajin prill të këtij viti, në Kosovë kishte hyrë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili parasheh që për të gjithë konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskalë dhe si të tillë i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë në muajin pasues të çdo tremujori.
Për blerjet prej 250 deri në 500 euro, do të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar. Për blerjet prej 501 deri në 800 euro, kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro do të kthehen nga 20 euro.
Sidoqoftë, qytetarët, tregojnë se ka qenë një procedurë e vështirë mbledhja e kuponëve fiskalë, ndërkohë shpërblimi, thonë ata, është i ulët.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira