Në një reportazh të realizuar nga Balkanweb, mësohet se plazhin e Durrësit, sivjet e kanë braktisur turistët e tij tradicionalë, ose më saktë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia.
Risia e Durrësit për këtë vit është se në të janë rikthyer vetë durrsakët, tiranasit dhe të huajt.
Pronarët e lokaleve e justifikojnë mungesën e theksuar të kosovarëve me muajin e Ramazanit.
Por edhe pse ky muaj ka përfunduar, sërish plazhet mbeten bosh.
Sipas sipërmarrësve rënia e turistëve është edhe shkak e promovimit të munguar nga ana e agjencive kompetente.
Ajo që bie në sy është se çmimet në restorante dhe në shërbime të tjera kanë rënë menjëherë dhe janë bërë mese të arsyeshme.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira