Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvendin e Kosovës rreth funksionimit të EULEX-it dhe e cilësoi misionin e drejtësisë si dështim.
“Në njërën anë EULEX-i është dashur t’i arrestoj politikanët kosovarë që kanë vjedhë e zhvatë që nga paslufta. EULEX-i është dashur t’i arrestoj strukturat paralele të Serbisë që operojnë në veri.”
“Askund nuk ka korrupsion si te qeveria e grupet e interesit të lidhura me ta. Askund nuk ka kontrabandë me armë drogë e naftë si në veriun e Kosovës. E çfarë bënë Eulexi tash e 7 vite?
Kurti potencoi se krimi funksionon brenda sistemit.
“Organet e rendit në krye me EULEX-in e kërkojnë krimin jashtë sistemit, e jashtë sistemin e kanë gjetur vetëm Lëvizjen Vetëvendosje që e kanë sulmuar e persekutuar vazhdimisht.
“Krimi është brenda sistemit, kjo shihet edhe me vjedhjen në dhomën e dëshmive së policisë”.
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se misioni evropian ka vepruar në përputhje të interesave të Serbisë dhe kësisoj Serbia më shumë është afruar me BE-në se sa Kosova.
“Baza e EULEX-it është plotësisht e favorshme për Serbinë, rezoluta 1224 nuk i pengon Serbisë, prandaj EULEX-i asesi nuk kishte si të ishte i cenueshëm për Serbinë”.
“EULEX-i ka mbajtur Kosovën jashtë Bashkimit Europian ndërsa ka afruar Serbinë në BE.”
“Pasja e UNMIKUT në Kosovë nuk na afroj me anëtarësim në OKB, as pasja e EULEX-it në Kosovë nuk na afroj në Bashkimin Evropian.”
Kurti theksoi se EULEX-i është shndërruar në mision sundimtar, dhe ka thyer bazat e drejtësisë universale.
“Njëherë vetëm monitorojnë, pastaj këshillojnë dhe në fund edhe përdorin fuqitë ekzekutive.”
“Ata në emër të ligjit janë mbi ligjin janë sundimtar të ligjit. EULEX-i në Kosovë sundon në bazë të paradigmave të stabilitetit jo në bazë të drejtësisë universale për qytetarët.”
“Në vend se të kemi evropianizim të sistemit kosovar, kemi pasur kosovarizim të misionit evropian” përfundoi Kurti,transmeton Klan Kosova.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...