Pacolli: Formimi i Speciales, një borxh ndaj SHBA-ve

17:21 | 22 Korrik 2015
M. A.

President i AKR-së, Behgjet Pacolli, vendimin e GJND-së, i cili ishte marr 5 vite më parë, e quan si vendimin më të drejtë e të duhur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Për Pacollin, ky vendim ishte një ndihmesë e madhe rreth lobimit të tij për Kosovën, ku sipas tij ishte një argument i fortë dhe i bindshëm.

Mirëpo, Pacolli përmes një postimi në facebook, kritikon qeverinë aktuale që nuk po e përdorë këtë vendim dhe si rezultat Kosova ka ngecur në proceset e njohjeve si shtet.

Më tej ai thotë se formimi i ‘Gjykatës Speciale është një detyrim i joni ndaj miqve tanë, një borxh që duhet kthyer’./arbresh.info

Postimi i plotë i z. Pacollit në Facebook:

Sot 5 vjet më parë Republika e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë përjetoj edhe një lajm të mirë. Ajo ishtë vendimi i GJND-së. Vendimi më i drejt i duhur lidhur me shpalljen tonë të pavarësisë. Ajo ishte edhe një betejë kunder Serbisë dhe aleatet e saj, të cilen ne e fituam. Gjyqtari Hisashi Oëada atëherë në leximin e vendimit thoshte që ”Deklarata e 17 shkurtit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.”

Ky vendim ishte për mua një ndihmesë e madhe në lobimin tim. Ishte një argument i fortë, i bindshëm. Por që në qeverinë e sotme nuk po përdoret shumë. Pasi ende si vjet mbi 2 njohje nuk i kemi.

Ne duhet t’u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kryesojnë frontin e miqve të Kosovës. Ata na ndihmuan gjatë Luftës së 1999, dhe më pas, ata besuan në pavarësinë tonë, ata besuan se Kosova do të jetë histori suksesi.

Formimi i Gjykates Speciale prandaj është një detyrim i joni ndaj miqëve tanë, një borxh që duhet kthyer.

Shpërndaje në rrjete sociale