Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit të akorduar nga Ambasada Britanike në Kosovë për Komunën e Gjakovës, respektivisht për Qendrën Inovative “Jakova Innovation Centre”, si partnere implementuese.
Ky grant i akorduar për Qendrën Inovative “JIC” ka të bëjë me themelimin e Zyrës për Zhvillim dhe Konsulencë të Bizneseve (Business Development and Consulting Office), zyrë kjo që nga ky muaj do të jetë në funksion të ofrimit të trajnimeve dhe shërbimeve shtesë për përkrahjen e bizneseve fillestare lokale.
Po ashtu, në kuadër të këtij projekti do të përkrahet edhe dizajnimi i faqes së internetit dhe aplikacionit për qasje mobile, i cili do të përmbajë të dhëna lehtësisht të disponueshme për investitorët potencial në Komunën e Gjakovës. Për këtë qëllim shuma e përkrahur nga ambasada britanike për këtë grant është në lartësinë prej 19,629 funta.
Me rastin e nënshkrimit solemn të këtij akti, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka theksuar se është kënaqësi e veçantë, sepse paraqet një shenjë të rilindjes, të shpirtit ndërmarrës të Gjakovës, shkruan kallxo.com
Në kontest të hapjes së kësaj zyre dhe të tërheqjes së bizneseve private, kryetarja ka përmendur Konferencën e Investitorëve, që do të mbahet me datë 29 korrik ku do të tregohet për idetë që ka Komuna e Gjakovës për sektorin privat.
Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, është shprehur se: “Më vjen shumë mirë që me Komunën e Gjakovës dhe me Qendrën Inovative, po bëjmë një punë konkrete për përurimin e ambientit të të bërit biznes”.
Ai tha se zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i privatizimit janë ndër synimet e Kosovës si shtet i ri dhe që duhet të mbështetet në forcat e veta dhe në potencialin e saj njerëzor.
Ndërsa, Fatos Axhemi nga Qendra Inovative “JIC” ka theksuar se ky inkubator është një qendër permanente për konsulencë dhe trajnim të bizneseve.
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...