MPJ, MPB dhe Policia Kufitare janë takuar sot për të biseduar në lidhje me parandalimin e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme.
Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, sot është mbajtur një takim koordinues ndërinstitucional ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së, sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shefit të Shtyllës Kufitare të Policisë së Kosovës, për të analizuar rrezikun që i kanoset Kosovës nga fluksi i refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, që ka vërshuar Evropën dhe Ballkanin së fundi.
Palët u dakorduan që të themelohet një grup punues ndërinstitucional dhe të hartohet një plan veprimi për hapat që do të ndërmarrë vendi ynë në rast të rrezikimit nga një fluks eventual.
Policia e Kosovës konfirmoi se aktualisht është duke operuar me një shtim të patrullimit në kufi me Maqedoninë me qëllim të parandalimit të çfarëdo tendence të migrimit ilegal.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...