
moti
Nxehtësia përvëluese që e ka kapluar Kosovën dhe gjithë rajonin po vazhdon edhe sot, por njëjtë do të jetë vetëm edhe nesër.
Gjatë ditës së premte, pritet që këto temperatura të shënojnë rënie dhe të sjellin një freski të vogël.
Kështu ka bërë të ditur profesori i meteorologjisë në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, i cili tha për lajmi.net se vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin masave ajrore që vijnë nga pjesa jug perëndimore e rajonit, përkatësisht nga Afrika e Veriut. Sipas tij, këto masa janë të nxehta, por jo deri në nivele ekstreme.
“Deri në ditën e premte temperaturat do të sillen, minimalja deri në 17-18 gradë celsius, ato më të lartat ditore 33 deri 36 gradë celsius, gjithnjë në male dhe hije, ndërsa në qytete temperaturat mund të jenë edhe më të larta, për shkak të ndikimit të asfaltit dhe materialit ndërtimor”, tha Tahirsylaj.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...