Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka deklaruar se skuadra e tij nuk është favorite këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Trajneri legjendar gjerman, Henckes, beson se Real Madrid, Barcelona, PSG dhe disa skuadra angleze janë favorite këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Por, edhe pse nuk e përmend skuadrën e tij, ai thotë se ata dëshirojnë të vazhdojnë traditën e skuadrës gjermane në Evropë.
“Parashikimi i gjërave nuk është i lehtë, sepse ka shumë skuadra të mëdha me traditë në këtë garë”, tha Heynckes gjatë konferencës për media.
“Real Madrid, Barcelona dhe PSG janë favorit në këtë garë, por ne duam të vazhdojmë traditën”.
“Po ashtu janë edhe pesë skuadra angleze, të cilat kanë investuar shumë gjatë verës së kaluar dhe gjatë dimrit”, tha në Fund gjermani.
Vlen të theksojmë se Bayerni do të takohet nesër me Besiktasin. /arbresh.info/
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...