Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve.
Kështu thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, e cila shton se ka mbetur mundësia për korrigjime eventuale teknike të kufirit, njofton FoNet.
“Në deklaratën e nënshkruar është paraparë formimi i një grupi të përbashkët punues për përcaktimin e kufirit, gjë që në bazë të Nenit 7 të Marrëveshjes paraqet fazën përfundimtare të procesit demarkacionit dhe lë mundësi për korrigjime eventuale teknike, me rastin e demarkimit të kufijve në teren”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.
“Me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit edhe me një vend tjetër fqinj, Mali i Zi është konfirmuar si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s”.
“Duke mbrojtur interesat e saj, Mali i Zi në vazhdimësi i kontribuon stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, gjë e cila, ndër të tjera, është në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratëne MPJ të Malit të Zi.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...