Atletico Madrid ka fituar derbin e javës në La Liga, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2 me 0, në takimin e zhvilluar në “Ëanda Metropolitano”.
Skuadra e trajnerit argjentinas, Diego Simeone, është duke tentuar të mbetet në garë për titullin e kampionit me Barcelonën, dhe pas kësaj fitore tashmë diferenca është vetëm shtatë pikë.
Në pjesën e parë nuk pati gola, edhe pse të dy skudrat tentuan të zhbllokonin rezultatin, por ia arritur qëllimit.
Vendasit arritën të shënonin në minutën e 64-të nëpërmjet sulmuesit francez, Kevin Gameiro, i cili shënoi për 1 me 0.
E golin e dytë, për ‘los colchoneros’ e shënoi sulmuesi i rikthyer, Diego Costa, në minutën e 80 për rezultatin 2 me 0. Costa që nga rikthimi i tij nga Chelsea, është futur në top formë duke shënuar 6 gola.
Me këtë fitore, Atletico Madrid renditet në vendin e dytë me 55 pikë. /arbresh.info/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...