“Në bazë të informacionit preliminar, ne mund të flasim për vdekjen e pesë njerëzve, me gjasë shtetas rusë, si pasojë e një konfrontimi të armatosur, shkaqet e të cilit po shqyrtohen”, tha Zakharova në një takim të rregullt me gazetarët në Moskë.
“Raportet për vrasjen e dhjetëra ose qindra shtetasve janë dezinformacion klasik”, tha ajo duke shtuar se “nuk ishin 400, as 200, as 100 dhe as 10”.
“Ata nuk janë personel të shërbimit rus”, tha Zakharova.
Ndihmësit e mercenarëve rusë që luftojnë së bashku me forcat e qeverisë së Sirisë, kanë thënë se ka pasur viktima në shkallë të madhe në mesin e kontraktueesve në përleshje./Lajmi.net/
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...