Llapi kaloi në çerekfinale të “Digitalb Kupës”, pasi fitoi ndeshjen kryesore të këtij rrethi në udhëtim te skuadra kampione e Kosovës, Trepça’89 me rezultat 2-0.
Mirlind Daku nga penalltia e Ilir Blakçori ishin golashënues të skuadrës së Batatinës, që vulosën fatin e takimit.
Është pikërisht mesfushori me tipare sulmuese Blakçori ai i cili foli për Korneri.net, pas përfundimit të takimit.
“Ishte një ndeshje e vështirë ashtu siç e kishim paramenduar. Trepça’89 gjithmonë është
kundërshtar i vështirë për ta kaluar sidomos në “Riza Lushta”, por sot fati ishte me ne dhe arritëm të kalojmë tutje. Kemi skuadër të fuqishme andaj po luftojmë në të gjitha frontet dhe besojë që në fund do të mund të arrijmë objektivat që kemi si skuadër”, tha fillimisht ai.
Golin i’a dedikon tifozëve llapijan dhe familjës: “Sot isha me fat që arrita të shënoi gol në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018. Për mua më me rëndësi mbetet suksesi i skuadrës se sa golat e mij personal, megithatë këto lloj golash në ndeshje të mëdha janë motiv i madh për mua të punojë akoma më tepër që të ndihmojë skaudrën të vazhdojë me suksese.
Golin e sotëm i’a dedikoi tifozëve llapijan e në veçanti familjës time”, tha Blakçori.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...