Derisa gjyqësori po vazhdon të mos tregohet i zoti për të luftuar dukuritë negative dhe uljen e lëndëve nëpër gjykata, menaxherët e financave në gjykata janë treguar goxha të zotë në harxhimin e parasë publike. U dha një shembull se si janë keqpërdorur paratë e qytetarëve.
Pjesët e njëjta të veturave zyrtare që ka blerë Gjykata në Prizren, kanë kushtuar shumë më tepër se sa ato që kanë blerë gjykatat në Prishtinë ose në Pejë, raporton KTV.
Derisa drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë pranuar këto shkelje, por njëri nga ta u përpoq të kundërshtonte këto gjetje, duke nxitur debat të ashpër në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave publike.
Anëtarë të këtij komisioni kanë kërkuar ndryshim të kësaj qasje ndaj harxhimeve, pasi që një praktikë e tillë ka disa vjet që po ndodh.
Për të dytën herë me radhë në këtë komision nuk janë paraqitur edhe drejtues të Policisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Integrimeve, të cilët po vazhdojnë të mos vijnë, pavarësisht konfirmimit.
Atyre u është dhënë edhe një afat deri javën e ardhshme, përndryshe do të dërgohet çështja për diskutim në një nga seancat e Kuvendit.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...