Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste, siguron ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
Për të parën herë dhe pas kritikave të shumta të adresuara ndaj tij për heshtjen e dyshimeve mbi tentativën për sulme terroriste në liqenin e Badovcit, ministri Hyseni foli rreth rastit, gjatë një ushtrimi policor të njësisë speciale që u mbajt sot në kampin “Vrella” në Sllatinë, raporton KTV.
Hyseni ka thënë se Qeveria dhe organet e sigurisë nuk kanë informacione për kërcënime serioze apo rrezik të madh nga grupe të caktuara terroriste të ndërlidhura me ISIS-in.
Megjithatë, ai ka ftuar trupat e njësisë speciale të jenë të gatshme për çfarëdo situate, në të cilën mund të ndodhet Kosova, duke theksuar se po jetojmë në një kohë trazirash në botë dhe kërcënime nga grupe ekstremiste si në mbarë botën, ashtu edhe në Evropë.
Ai hodhi poshtë të gjitha dyshimet për helmimin e ujit. Ndërsa tha se të gjitha veprimet e fundit të ndërmarra, përfshirë shtimin e masave të sigurisë, janë në kuadër të preventivave për çfarëdo situate të mundshme, transmeton Koha.net.
Ai iu është përgjigjur edhe kritikave për heshtjen e tij ndaj rastit të Badovcit, duke thënë se ka komunikuar nëpërmes policisë. “Nuk është as e ndershme e politikisht korrekte të flasim kur rasti është duke u hetuar nga Prokuroria”, ka thënë Hyseni.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...