Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të dënojë me një shumë të papërfillshme, drejtuesin e Forumit të të Rinjve Myslimanë Noli Zhita në lidhje me sulmet që i ka bërë deputetes Alma Lama gjatë vitit 2013.
Në vendimin e gjyqtarit Vesel Ismajli thuhet se Nol Zhita, që është njëkohësisht zëdhënës i partisë me program islamik LISBA, dënohet në shumën 150 euro për veprën penale të ngacmimit, që është neni 186 i Kodit penal. Zhita është gjetur fajtor për komunikatën e dërguar në mediat e Kosovës me titull “FRM denoncon fjalimi urrejtjenxitës të refugjates Alma Bashkim Lama” .
Vendimi është marrë me datë 14 korrik 2015.
E kontaktuar nga gazeta Zëri, deputetja Lama tha se është shumë e pakënaqur me vendimin e gjykatës, e cila si duket ka përtuar të shqyrtojë provat. “si pasojë e asaj deklarate të botuar në të gjitha mediat e Kosovës, unë kam marrë me mijëra kërcënime, sharje dhe fyerje. Së pari jam e pakënaqur me klasifikimin e veprës penale që ka bërë prokuroria, pasi këtu nuk bëhet fjalë për ngacmim por për nxitje të urrejtjes fetare ndaj meje. Është dashur që prokuroria të kërkojë ndëshkimin për nxitje të urrejtjes,” tha Lama për gazetën.
Kjo komunikatë dhe disa të tjera pas saj të lëshuara nga FRM me qëllim dëmtimin e reputacionit tim ka pasur ofendime të shumta dhe nxitje të urrejtjes fetare. Si pasojë e gjuhës së përdorur nga FRM është cenuar siguria ime, kam pasur dhe vazhdoj të kem me mijëra sulme nga njerëz fanatikë fetare që e kanë marrë si të mirëqenë gjuhën e ndyrë që u përdor ndaj meje.
Si palë e dëmtuar cenimin e integriteti tim dhe të familjes sime , fizik dhe moral ia besova institucioneve të drejtësisë të shteti të Kosovës, por këto institucione kanë dështuar në këtë rast të bëjnë drejtësik për mua. Unë kërkoj nga prokuroria që të dërgojë këtë vendim qesharak në shkallën e dytë, pra në Gjykatën e Apelit, pasi dëmi që më është shkaruar mua, nuk kushton 150 euro. Siguria nuk matet me para pasi sot e kësaj dite ndihem e kërcënuar, e reputacioni im dhe I familjes sime nuk është kaq I lirë, sa paska menduar zoti gjykatës,” tha Lama.
Njëkohësisht nuk është marrë fare parasysh fakti se unë jam sulmuar për shkak të detyrës, pra si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Lama shtoi se ky vendim tregon se prokurori dhe gjykatësi ose janë të të korruptuar ose të paaftë, pasi nuk ka mundësi tjetër që të mos merren parasysh provat që janë më mijëra.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...