Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i shoqëruar nga ministra të Qeverisë dhe pjesëtarë të kabinetit të kryeministrit, kanë pritur në takim një grup të studentëve, pjesëmarrës në Akademinë Verore Ndërkombëtare në Prishtinë.
Studentët nga 30 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA-të, Gjermaninë, Brazilin, Indinë, Meksikën etj. gatë takimit vlerësuan lartë përvojën që kanë marrë gjatë qëndrimit në Kosovë.
Gjatë bisedës u konstatua se Kosova ka shumë përparësi të cilat mund të shfrytëzohen për integrimin e mëtutjeshëm të vendit në komunitetin euroatlantik dhe për rëndësinë që ka shkëmbimi i përvojave dhe njohurive me studiues, vizitorë dhe me të gjithë ata që kanë interes për zhvillimet në Kosovës.
Ministri Abrashi gjatë fjalës së tij, po ashtu, ka uruar Qendrën Kosovare për Diplomaci dhe kolegjin “Victory” për këtë nismë me dobi për vijuesit e “Kosovo International Summer Academy” dhe për Kosovën si nikoqire e tyre.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...